Vajza nga Ferizaj që u konvertua në myslimane, tregon arsyet se pse ajo u konvertu në myslimane.
Elena Berisha, 22 vjeçare, tregoi arsyet e konvertimit në fenë islame.
Në atë që njihet si ‘Nata e Madhe’, një natë para fillimit të muajit të Ramazanit, Elena Berisha pranoi fenë islame, duke bërë të ditur se do të agjëronte për herë të parë në jetë.
Ajo në një emision televiziv ka deklaruar se fillimet e saja i ka marrë disa këshilla që më kanë bërë me besu në fenë muslimane dhe disa video që i bën Elvis Naçi kanë qenë shkak me besu në fenë muslimane, dhe disa hoxhallarë nga Ferizaji.
Ajo thotë se nëna e saj ka qenë e gëzuar me vendimin e saj, ndërsa thotë se ka befasuar atë dhe të fejuarin.
“Unë kam thënë se nuk mbulohna pa e mësuar shumë fenë muslimane. Kam bo at sen me zemër dhe jam krejt në rregull”, ka pohuar ajo.
Thotë se në momentin e konvertimit ka qenë me kunatin, ndërsa pasi është kryer ceremonia tregon se ka telefonuar të fejuarin.
“U gëzu shumë (kur më pa të mbuluar), edhe pse nuk i ka penguar kurrë as atij (të fejuarit) as të familjes”, tha ajo
“Nuk e kam bërë për hatër të burrit, por besoj se ka veç një Zot, dhe feja e vërtetë është islami. Unë e kam ndje dhe e kam bërë këtë sen”, ka deklaruar Elena Berisha në televizonin First Channel, shkruan Reporteri.net.
Ajo më tej ka shtuar se edhe pse ka qenë katolike më parë kurr s’ka qenë në kishë dhe se nuk ju ka përmbajë rregullave të fesë katolike.
Elena Berisha ka thënë se aktualisht nuk mendon me u mbulu, por nuk e përjashton në të ardhmen.
“Shpresoj që po, por është fillimi ende dhe një njëherë për njëherë nuk mendoj me u mbulu”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se Reporteri.net ka raportuar gjashtë ditë më parë si 19 vjeçarja katolike bëhet myslimane për Ramazan.
Për më tepër dëgjoni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=1pF_uUajJgQ