×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: 28-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i ndërtesës, ndërron jetë në vend

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 13:32

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ditën e sotme, ku një 28-vejçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banonte.


    Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Prokop Mima”, ndërsa paraprakisht dyshohet se e reja me inicialet L.H., vuante nga probleme të shëndetit mendor.

    Njoftimi:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 29.01.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!