×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet bosi i “Ndrangheta”, një nga 100 personat më të rrezikshëm në Itali

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 13:52

    Autoritetet policore në Itali kanë njoftuar se kanë arritur të arrestojnë bosin e ‘Ndrangheta” Domenico Cracolici.


    Sipas mediave italiane njoftohet se ai ishte pjesë e listës së 100 personave të arratisur më të rrezikshëm në Itali.

    Bëhet me dije se Domenico Cracolici u arrestua në një vilë të izoluar në fshatin Maida nga karabinierët dhe Njësia Hetimore e Vibo Valentia, së bashku me personelin e skuadronës së helikopterëve të gjuetarëve Calabria Carabinieri.

    Cracolici i kishte shpëtuar policisë më 19 dhjetor 2019 gjatë operacionit “Rinascita-Scott”. Ai u përfshi në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm në Itali. Mediat italiane shkruajnë se bosi i mafias u dërgua në burgun Vibo Valentia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!