×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtyhet për të dytën herë seanca për dosjen 184, PD kërkon përjashtimin e gjyqtares

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 14:39

    Është shtyrë për të dytën herë seanca paraprake për dosjen e bujshme 184.


    Mësohet se shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë një kërkesë e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtares, pasi sipas tyre ajo është e njëasnshme.

    Për avokatin Indrit Sefa në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, dosja duhet të transferohet në SPAK për shkak se të pandehurit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

    “PD kërkon që çështja të shkojë në GJKKO që duhet ta vendosë. Prokurori në nëntor 2020 ka bëri edhe ndryshimin e cilësimit të veprës penale, për disa të pandehur. Të gjithë këta persona në hetim kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Ndaj nuk mund të jetë kompetente gjykata e Dibrës”, u shprteh Sefa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!