Pasi i mungoi Reimsit në tri ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha do të jetë i gatshëm për duelin kundër Strasburgut ka shkruar të premten “L’Equipe”.
Dueli mes Strasburgut dhe Reimsit, zhvillohet të dielën (15:00) dhe i takon xhiros së 22 të kampionatit francez.
“Pas mungesës në tri ndeshjet e fundit si pasojë e lëndimit, mesfushori Valon Berisha kthehet te Reimsi për duelin kundër Strasbourgut”, ka shkruar ndër të tjera e përditshmja franceze.
Berisha këtë edicion ka një gol e dy asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat për Reimsin. Për dallim prej Berishës që kthehet në fushë, Reimsit në këtë duel do t’i mungojë reprezentuesi tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli që ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.
Zeneli nuk u paraqit te Reimsi as në ndeshjen e fundit kundër Brestit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.