×
  • Lajme
  • Botë

    Një vaksinë e re anti-Covid, synohet prodhimi i 1 miliard dozave brenda vitit

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 16:48

    Një tjetër vaksinë anti-coronavirusit jep shpresë për fundin e pandemisë. Vaksina është prodhuar nga kompania belge Janssen dhe ka rezultuar të jetë 66 % efektive. Nga personat që e kanë bërë, askush nuk kishte nevojë për trajtm spitalor apo të ketë ndërruar jetë pas vaksinës. Vaksina është vetëm me një dozë duke e bërë më të lehtë shpërndarjen në kohë.


    Megjithatë, sipas ekspertëve vaksina është më pak efektive kundër variantit të ri të virusit që po përhapet në Afrikën e Jugut.

    Ndryshe nga vaksinat e tjera, kërkon temperatura standarde dhe jo shumë të ulëta.

    Kompania po synon të prodhojë një miliard doza këtë vit. Vaksina Janssen përdor një virus të zakonshëm të ftohjes që është krijuar për ta bërë atë të padëmshëm.

    Gjithashtu mbart një pjesë të kodit gjenetik të coronavirusit. Kjo është e mjaftueshme që trupi të njohë kërcënimin dhe pastaj të mësojë të luftojë coronavirusin.

    Rezultatet e përqindjes së sigurisë bazohet tek gati 44,000 njerëz që morën pjesë në testim dhe 468 të prekur me Covid-19.

    Britania e Madhe ka porositur paraprakisht 30 milion doza të vaksinës Janssen, SHBA ka porositur 100 milion doza dhe Kanadaja 38 milion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!