Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Supremes që ia ndalon kandidimin në zgjedhje.
Kurti ka thënë se ende nuk e kanë këtë vendim dhe në momentin që ta kenë do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm, shkruan Reporteri.net.
Kurti tutje ka përsëritur se 14 shkurti do të jetë referendum që do ta konfirmojë fitoren e tij me 61 deputetë.
“Ne nuk e kemi këtë vendim, kur të na vjen në zyrën e VV-së do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim. Qytetari është mbreti i Republikës, Republika nuk mund të ketë sundimtar. Qeveria jonë do të jetë Qeveri e cila i shërben qytetarit. Më 14 shkurt le ta kemi referendumin i cili punët e mira të pranverës 2020 na i vazhdon. Dilni në zgjedhje secili, ama bash secili sepse fitorja jonë quhet 61 deputetë”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.