×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci shpërndan në Gjermani varëse të punuara nga gratë e Kosovës

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 23:02

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në kuadër të vizitës zyrtare në Baden Würtemberg, me bashkëpunëtorë, u prit në darkë nga zv. Presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ku ishin të pranishëm edhe subjektet e ndryshme politike të kësaj njësie federale të Gjermanisë.


    Rainer Wieland, zv. President i Parlamentit Evropian, ka shtruar darkë për kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci me rastin e vizitës së tij zyrtare në Shtutgart të Gjermanisë.

    Kryetari Lladrovci, ka falënderuar z. Wieland për pritjen miqësore dhe më pas e ka njoftuar atë dhe asamblistët e subjekteve politike të Shtutgartit, se Komuna e Drenasit udhëhiqet me mbi 60% të grave.

    Me këtë rast, kryetari Lladrovci, këshilltareve komunale u ka dhuruar nga një varëse të punuara nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave.

    Sot, gjatë ditës është hapur ekspozita e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Shtutgart, me fotot nga vizita e Z. Wieland në Kosovë, ku ishin të pranishëm trupi diplomatik i akredituar në Shtutgart dhe shumë mysafirë të tjerë, politikanë, deputetë gjermanë dhe personalitete të shquara gjermane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!