×
  • Sport
  • Sport

    Sadiku: Libertadores një ëndërr, do të jap gjithçka për Bolivarin

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 11:48

    Armando Sadiku po numëron ditët për të bërë debutimin e tij me skuadrën e Bolívarit dhe për të përmbushur ëndrrën e tij për të luajtur Copa Libertadores.


    Qëllimi kryesor i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare është që të përshtatet me ekipin e tij të ri sa më shpejt të jetë e mundur.

    “Kam ardhur këtu për të qenë shënuesi i skuadrës, dua të shënoj shumë gola për lumturinë e njerëzve. Libertadores është një ëndërr për mua, e kam parë vetëm në televizion,” – tha Sadiku në prezantimin zyrtar.

    Gati fizikisht: “Jam në gjendje të mirë, por pak i lodhur, mendoj se javën e ardhshme do të jem në formën time më të mirë, shpresoj të arrij 100% për të dhënë gjithçka për Bolívarin.”

    Pasues i Marcos Riquelmes: “Ai (Marcos Riquelme) ka shënuar shumë gola këtu, nuk mund të premtoj se do të bëj të njëjtën gjë, por do të jap gjithçka për ekipin që të arrijë objektivat”. /SS/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!