×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën kërcënimin e thikës sulmohet një taksist në Suharekë, i vjedhin para dhe dy telefona

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 11:50

    Një taksist është sulmuar fizikisht nën kërcënimin e thikës nga dy persona të panjohur duke I vjedhur edhe 87 euro si dhe dy telefona.


    Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:05 në fshatin Sopij, në Suharekë.

    Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

    “Viktima mashkull kosovar-taxist, ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabit 87 euro dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!