Pak kohë pasi u publikuan pamje ekskluzive të keqtrajtimit të një 18 vjeçari nga zyrtari policor Haris Kelmendi në Prishtinë, është publikuar dhe një video tjetër, për të denoncuar veprimet e kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë, të cilat dyshohet se kanë ndodhur më 25 janar 2021.
Video shpërfaq dhunën e ushtruar nga ata që duhet të jenë shembull i respektimit të ligjit dhe gardianë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktimat e këtij keqtrajtimi ishin dy qytetarë, A.A. dhe L.R. (emra të njohur për redaksinë). Sipas të njëjtave burime njëri nga të dyshuarit është familjar i një eprorit të lartë të Policisë së Kosovës.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet e keqtrajtimit nga zyrtarët policorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.