Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona të ditës së djeshme dhe sot në mëngjes kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona.
Sipas njoftimit, lumi “Drenica” ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë mbuluar disa ura në fshatin Dobroshec e Çikatovë e Vjetër, e po ashtu janë mbuluar edhe disa rrugë.
Në njoftimin e komunës thuhet se ekipet emergjente janë në teren dhe po e monitorojnë situatën.
“Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, ura e vërshime në toka bujqësore. Ftojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.