×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshjet e mbrëmshme rëndojnë situatën me vërshimet në Kosovë

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 13:10

    Reshjet e orëve të fundit kanë rënduar situatën me vërshime. Nga zyra e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti thonë se reshjet e shiut kanë vështirësuar dhe bllokuar disa rrugë dhe se shkak i kësaj disa lumenj kanë dalë nga shtrati.


    Po ashtu raportohet edhe për rrëshqitje të dheut në disa vende si shkak i reshjeve atmosferike.

    “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është njoftuar nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, se është duke e përcjellë nga afër gjendjen në teren, pas reshjeve të orëve të fundit që kanë rënë mbi vendin tonë. Sipas këtij raporti gjendja paraqitet e rënduar me vërshime dhe bllokim të disa rrugëve, ngritje të nivelit të ujit, dalje nga shtrati i disa lumenjve dhe rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve atmosferike”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

    Ndërkohë thuhet se pavarësisht keqja, situata është duke u menaxhuar.

    “Mirëpo, situata është duke u menaxhuar me sukses nga mekanizmat lokal, që janë në vend të ngjarjes dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për mbështetje nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!