×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është shqiptarja e parë në Marinën amerikane

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 15:11

    Shqiptarja Sabrije Selimi mund të jetë femra e parë shqiptare në Marinën amerikane.


    Ajo u bashkua vite më parë me forcat më të vështira të armatosura në Amerikë, “Korporatat Detare të Shteteve të Bashkuara”.

    Sabrija u regjistrua në vitin 2012 dhe u dërgua në kampin e nisjes në Parris Island, Karolina e Jugut, për 13 javë trajnim bazë.

    Pas përfundimit të stërvitjes luftarake, vazhdoi shkollën e Specializimit Profesional Ushtarak, në Ft. Leonard Wood, Misuri.

    Gjatë periudhës së shërbimit në vitin 2016, Sabrija u emërua si përgjegjëse e Dërgimit, e më pas edhe përgjegjëse e Pajisjeve të Automjeteve.

    Aktualisht ushtarakja shqiptare është duke ndjekur studimet për Psikologji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!