×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Konsumoi fostoksinë, vdes 52-vjeçari

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 15:12

    Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë, pasi konsumoi fostoksinë.


    Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 52-vjeçari me inicialet L.B., u paraqit rreth orës 12:55 në Spitalin e Sarandës, ku kërkoi ndihmë mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte.

    Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi:

    Sarandë/Informacion paraprak

    Sot rreth orës 12:55, në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi L. B., 52 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë.

    Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!