×
  • Sport
  • Sport

    Milani rikthehet te fitoret, e mposhtë Bolognan dhe vazhdon kryesimin në Serie A

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 16:55

    Milan e ka mposhtur në udhëtim Bolognan me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 20-të në kampionatin italian


    Rossonerët janë këndellur pas dy humbjeve radhazi, nga Atalanta në Serie A dhe nga Interi në Kupë të Italisë, shkruan Reporteri.net

    Milani sot mposhti Bolognan me rezultat 2-1 me golat të shënuar nga Rebic 26′ dhe Kessie 55′.

    Golin e vetëm për Bolognan e shënoi Poli në minutën e 81-të.

    Pas kësaj fitore Milani vazhdon lidershipin në Serie A tani me 46 pikë, i ndjekur nga Interi që ka 41 pikë dhe më vonë luan ndeshjen me Beneventon. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!