×
  • Sport
  • Sport

    Levante e Enis Bardhit e befason Real Madridin

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 18:12

    Levante ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Real Madrid.


    Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante që në fund i takoi mysafirëve me rezultat 1 me 2.

    Asensio shënoi fillimisht për skuadrën madriliene në minutën e 13′, por që më pas Morales dhe Marti me dy golat e tyre i dhanë fitoren Levantes.

    Në këtë takim fantastik ishte edhe Enis Bardhi që asistoi në golin e dytë të skuadrës së tij.

    Duhet cekur që Real Madrid luajti pothuajse gjatë gjithë ndeshjes me një futbollist më pak pasi që Militao u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 9′.

    Pas kësaj humbje, Real Madrid renditet në pozitën e dytë me 40 pikë si dhe me dy ndeshje më pak se Atletico Madrid e vendit të parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!