×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur Albin Kurti cënohet fizikisht, reagojnë rojet dhe Agim Bahtiri

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 20:28

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është përballur me një incident në një nga tubimet e partisë së tij në Mitrovicë.


    Një nga qytetarët e pranishëm ka shpërthyer në të shara e ofendime drejt Kurtit, duke provuar që t’i qëroj hesapet me të edhe fizikisht, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet qytetari teksa konfrontohet me aktivistë të VV-së.

     

    Përpos rojeve, në incident u përfshi edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili ka dashur të përleshet fizikisht me qytetarin për t’i dalë në mbrojtje Kurtit.

    Madje ai u tregua mjaft i ashpër dhe dëgjohet teksa shanë qytetarin.

    “Lëshomëni bre, Lëshomë… kush është ai ia q….. atë nanë…”, dëgjohet të ketë thënë Bahtiri.

    KlanKosova ka publikuar pamje nga momenti kur ndërhyjnë rojet dhe Bahtiri në incidentin e shkaktuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!