×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfehet 18-vjeçari që u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi, thotë se u detyrua të trajtohet edhe tek psikologu

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 21:05

    Leotrim Rama kur ishte vetëm 18-vjeçar, pretendon se u godit disa herë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.


    Në vitin 2018, kur edhe u bë arrestimi i Ramës, tashmë 21 vjeçar, kishte ndodhur si shkak i mos respektimit të një urdhri nga policia e trafikut.

    Leotrimi për brenda këtyre tri vjetësh, thekson se pati probleme psikike dhe si shkak u detyrua të marrë trajtim edhe tek psikologu.

    “Kur ka ardhë Harisi me kolegët e vetë në stacion në Prishtinë, aty ka fillu jo dhuna, por ‘shoë-i’ i tyre ndaj meje.

    Pas publikimit të videos ku shihet Rama duke u keqtrajtuar nga polici Haris Kelmendi, ky i fundit u arrestua, por u lirua pas 24 orëve.

    E pas kësaj, Ramës i erdhën disa thirrje anonime, ku i kërkohej që të lehtësonte deklaratën e tij ose të tërhiqej.

    Kurse, me rastin është marr Inspektorati i Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë ndalimin e zyrtarit policor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!