×
  • Lajme
  • Botë

    Këshilltari i Trump refuzon ta përmbush premtimin që kishte dhënë se nëse fiton Bideon, do ta hajë këpucën e tij

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 22:03

    Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, po refuzon të mbajë fjalën pasi kishte deklaruar se do të hajë këpucën e tij – nëse Joe Biden fiton në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, shkruan Independent.


    Harlan Hill, këshilltar i presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, ishte zotuar publikisht para McKay Copping që e kishte intervistuar në natën e zgjedhjeve presidenciale në ëashington DC gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

    Hill ishte pyetur nga Coppins se sa i sigurtë është, nëse Trump do të fitojë mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të vitit të kaluar.

    “Oj, ai do të fitojë. Qind për qind jam i sigurtë”, ishte përgjigjur Hill.

    E kur Coppins këmbënguli të di se çfarë do të bënte nëse kandidati i tij i preferuar humb garën, ai ishte përgjigjur shkurt: “Do të ha këpucën time, do ta bëjmë këtë në transmetim të drejtpërdrejtë”.

    E deri më tani këtë premtim nuk e ka përmbushur Hill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!