×
  • Lajme
  • Botë

    Kongresisti amerikan infektohet me coronavirus edhe pse kishte marrë dozën e dytë të vaksinës

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 23:24

    Një kongresist i Massachusetts ka rezultuar pozitiv për COVID-19 disa javë pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës së Pfizerit.


    Drejtoresha për komunikim e kongresistit Stephen Lynch i tha Fox News se ai ka marrë dozën e dytë dhe ka rezultuar negativ për koronavirus para se të merrte pjesë në inaugurimin e presidentit Joe Biden.

    Të premten, Lynch ka pranuar testin pozitiv të COVID-19 pasi një anëtar i stafit kishte dalë pozitiv.

    Tarpey tha se Lynch është asimptomatik dhe ndihet mirë, porse është në vetizolim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!