Ballkani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të rinj, që do ta ndihmojnë klubin në stinorin pranveror.
Gjatë fazës përgatitore në Antalya klubi nga Suhareka ka arritur marrëveshje me futbollistin Arbër Shala, i cili luan në pozitën mbrojtës/anësor i majtë.
Klubi nga i cili është transferuar Arbëri është KF Renova nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave ngaKosova.
Gjithashtu, është arritur marrëveshja me portierin nga Mali i Zi, Damir Ljuljanovic, i cili ka përvojë ndërkombëtare, ndërsa klubi nga i cili është transferuar në FC Ballkani është FK Decic nga Mali i Zi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.