Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, ku nipi 36-vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike, por ndërkohë dyshohet se edhe e ka përdhunuar, gjyshen e tij, 89-vjeçare.
89-vjeçarja H.K. ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M. dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rastin në Polici, sipas Top Channelit, thuhet se e ka raportuar i biri i 89-vjeçares. Ai ka thënë se S.M. është djali i gruas së tij dhe ishte dënuar edhe në të kaluarën për përdhunim në Greqi./TCH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.