×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina në Tiranë përplas këmbësorin dhe ia mbath, 42-vjeçari rëndë në spital

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 15:13

    Ditën e sotme një 42-vjeçar në Tiranë me iniciale D.Gj ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një automjet në Misto Mame, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.


    Blutë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 31.01.2021, rreth orës 13:40, në Misto Mame, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja shtetasin D. Gj., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e mjetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!