×
  • Lajme
  • Lajme

    Jerusalem Post: Serbia u përpoq ta ndalojë njohjen e Kosovës nga Izraeli

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 17:18

    Izraeli dhe Kosova do të krijojnë marrëdhënie të plota diplomatike të hënën, shkroi ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla në profilin e saj zyrtar.


    Marrëdhëniet Izrael-Kosovë erdhën si pjesë e një marrëveshjeje të udhëhequr nga Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump më 3 shtator, që Kosova dhe Serbia të nisin lidhje ekonomike midis të dyja vendeve.

    Këto marrëveshje përfshinin gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të dyja shtetet e Ballkanit të hapnin ambasada në Jerusalem.

    E përditshmja izraelite Jerusalem Post shkruan se në muajin shtator, burime të afërta me presidentin serb Aleksandër Vuçiq e kishin bërë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jerusalem, Serbia do të priste që Izraeli të mos e njihte Kosovën si shtet të pavarur – megjithëse mund të mbante lidhje të nivelit më të ulët.

    Sipas gazetës, duke iu referuar burimit, Serbia mund ta hapte ambasadën në Jerusalem, siç përcakton marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por marrëdhëniet me Izraelin do të degradohen.

    Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendoste ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë.

    Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jerusalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!