Julia Navalny, gruaja e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny, u arrestua gjatë protestave të sotme në Moskë.
Lajmi u konfirmua nga bashkëpunëtorët e Navalnyt.
“Julia Navalny u ndalua nga policia gjatë një shëtitje paqësore në Moskë. Avokati nuk u lejua ta shihte atë, dhe policia as nuk u prezantua, ata nuk treguan dokumentet dhe as nuk thanë arsyen e arrestimit”, shkroi shefi i departamentit ligjor të Fondacionit Navalny, Vyacheslav Gimadi.
Юлия Навальная задержана полицией при мирной прогулке по Москве. Защитника к ней не пустили, не представились, не предъявили удостоверений, не назвали причину задержания. pic.twitter.com/GO6bE3KXo6
— Vyacheslav Gimadi (@vigimadi) January 31, 2021
Protesta masive në gjithë Rusinë janë mbajtur sot në mbështetje të kritikut të presidentit rus, ndërsa janë raportuar mbi 2200 persona të arrestuar deri tani. Mijëra njerëz thyen masat anti-COVID për t’i dalë në mbrojtje Alexei Navalnyt, i cili u arrestua pas kthimit të tij nga Gjermania, ku qëndroi për rreth 6 muaj për t’u trajtuar nga një tentativë për ta mbytur duke e ehelmuar. Ai u kthye prapa grilave nga autoritetet ruse me arsyetimin se kishte thyer një dënim me kusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.