Publikohen detaje të reja nga zhdukja e 19-vjeçares Artemis Vasili në kryeqytetin grek, Athinë.
Detajet janë bërë publike në emisionin “Dritë në Tunel”.
“Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ka disa oficerë policie që paralajmërojnë se kur është koha për tu larguar. Ditën që shkoi prokurori, ata u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën dhe e morën Artemis nga atje”, ka treguar një prej të ftuarve.
Shoqja e ngushtë e 19-vjeçares kujtoi një incident të ndodhur në muajin korrik që mendohet se ka lidhje me zhdukjen e saj.
“Një ditë në verë, prindërit e saj po e kërkonin sepse ajo mungonte me orë të tëra. Ajo më kishte thënë se do të shkonte vetëm në Varkizë për të notuar. Unë nuk e besova, megjithatë… Ka shumë skenarë që kalojnë nëpër mendjen time. Kam frikë se i ka ndodhur diçka e keqe”, tha ajo gjatë emisionit.
Miq të tjerë të Artemisit thonë se zona e Varkizës duhet të hetohet në lidhje me gjurmët e Artemisit, sepse ajo shkonte atje dhe qetësohej.
19-vjeçarja rezulton e humbur që prej datës 16 tetor 2020. Për herë të fundit ajo është parë në zonën e Koropit në Athinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.