Llapi është njëri ndër klubet më të përforcuara në afatin kalimtar të janarit, megjithëse “Legjendat” ende nuk e kanë mbyllur merkaton.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka konfirmuar përforcimin e fundit të skuadrës që ai drejton për këtë afat kalimtar.
Tekniku llapjan ka deklaruar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini se ata kanë arritur marrëveshje me një qendërmbrojtës francez.
“Transferimi i fundit që do të jetë një qendërmbrojtës i cili do të vjen nesër. Është një francez. Emrin e japim nesër. Kam pasur nevoj ta kemë edhe një qendërmbrojtës, për arsye se ende nuk dihet se a do të jetë i gatshëm Ahmet Haliti për Kupë. Kam qenë në bisedime me muaj për qendërmbrojtësin. Qe dy ditë kemi arritur marrëveshje”, ka thënë Batatina.
Ardhje: Rilind Gërbeshi, Almedin Klinaku, Ilir Krasniqi, Marian Coric, Enis Stublla, Amir Hossari, Drilon Ajeti.
Largime: Bekim Maliqi, Arlis Shala, Eglentin Gjoni, Steven Hoffman.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.