×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentati në Fier: Dyshohet për hakamarrje, vëllai i Shkëlzen Kastratit ka kryer një vrasje rreth 7-8 vite më parë

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 13:14

    Shkëlzen Kastrati, viktima e atentatit që ndodhi paraditen e sotme në fshatin Sheq në Fier, është me origjinë nga Kukësi dhe është afro 40 vjeç.


    “Shekulli” mëson se ekzekutimi i tij ka ndodhur për arsye të hakmarrjes, pasi vëllai i tij Kelmend Kastrati ka kryer një vrasje rreth 7-8 vite më parë, po në Fier.

    Viktima po udhëtonte me një automjet që nuk ishte regjistruar në emër të tij, po në emër të një personi tjetër.

    Kastrati është vrarë me 2 plumba dhe ndodhet ende brenda makinës, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Informacioni paraprak:

    Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

    Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

    Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!