×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm Izraelit e quan historike lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 15:18

    Kosova dhe Izraeli  në një ceremoni virtuale kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë, shkruan Reporteri.net.


    Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi e ka quajtur historike marrëveshjen e arritur sot, gjersa ka shtuar se kjo është mundësia që të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Ai ka falënderuar Amerikën, për rolin e saj në nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington që pasoi me njohjen e Izraelit.

    “Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u shpreh ai ndër të tjera.

    Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

    Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!