Sapo është firmosur formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.
Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike është bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.
Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.
Ministri i Jashtëm Izraelit, Gabriel Ashkenaz, e ka quajtur ditë historike lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Ai ka falënderuar Amerikën, për rolin e saj në nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington që pasoi me njohjen e Izraelit.
“Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u shpreh ai ndër të tjera.
Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.
Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020. /Reporteri.net