Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u pyet në gazetarët lidhur me foton ku ajo shfaqej në mbledhje partie pa ruajtur masat.
“Ne i kemi thënë masat që duhen zbatuar dhe strukturat që janë përgjegjës për masat është policia. Nuk mundet që të mbahet zbatimi i masave vetëm nga kontrollet. Fakti që njerëzit nuk i respektojnë masat është nga mungesa e një ndërgjgjësimi.
Media duhet të fokusohet më tepër tek ata që nuk i respektojnë masat. Vetëm ashtu me ndërgjegjësim mundet që njerëzit të vendosin maskat. Kjo është një gjë që duhet vendosur në vëmendje. Ajo ka qenë një incident i izoluar. Ju e patë që nuk janë më shumë se 14 veta. Foto është marrë në fund të takimit kur po vinin edhe të tjerë.
Ajo ishte një foto dhe nuk mbetet për të shpjeguar gjë tjetër. Sa filloi aktiviteti ishin më pak veta. Kur e kam vënë re kam reaguar vetë aty pa dalë foto akoma. Në dijeninë time policia ka vendosur gjoba“, tha ndër të tjera Rakacolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.