×
  • Lajme
  • Lajme

    22-vjeçari vetaksidentohet me veturë të vjedhur duke i ikur policisë, më pas sulmon policët

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 16:08

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm patrolla e nёnstacionit policor nё Groazhdec nё njё pikё kontrolli ka dhёnё shenjё qё tё ndalohet njё veture tё tipit VW Toruan, i njëjti nuk iu ёshtё ndalur Policisё dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe.


    Policia ka vazhduar ndjekjen e kёsaj veture, pas pak vetura ёshtё futur nё njё vend punim nё fshatin Gorazhdec-Pejё.

    Tё dyshuarit kanё braktisur veturën dhe kanё ikur nё kёmbё nё drejtim tё panjohur, vetura e braktisur pas verifikimit ka rezultuar se ёshtё raportuar e vjedhur nё qytetin e Prishtinёs.

    “Rreth orës 04:30, Qendra Operative pranё Drejtorisëё Rajonale nё Pejё, ёshtё informuar nga viktima se persona tё panjohur ia kanё vjedhur veturën e tipit VW Golf me targa vendore tё cilёn e kishte tё parkuar ne oborrin e tij nё fshatin Kёrstoc-Pejё. Policia ka marrё masat e duhura pёr ta arrestuar personin e dyshuar, rreth orёs 05:15, nё fshatin Grabanicё-Klinё, Policia ka dhёnё shenjё pёr ndalim veturёs sё tipit VW Golf me targa vendore, mirëpo i njëjti nuk ёshtё ndaluar dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe nё drejtin tё Prishtinёs, Policia iu ёshtё vёnё pas, pasi qё i dyshuari ka arritur nё fshatin Dollc-Klinё, ёshtё vetёaksidentuar, i dyshuari ёshtё arrestuar nga Policia dhe i njëjti gjatё arrestimit ka sulmuar Policёt tё cilёt kanё pёsuar lëndime trupore. I dyshuari: D.D i lindur më 1999”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

    Pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48 orё.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!