×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj uron Kosovën dhe Izraelin për marrëveshjen e arritur

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 17:03

    Sot ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.


    Ndërsa ambasadorja e Kosovës në Izrael është Ines Demiri, e cila më 2020 ishte emëruar e ngarkuar me punë në po këtë shtet.

    Ish- shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka uruar Kosovën dhe Izraelin për marrëdhëniet diplomatike që kanë arritur sot.

    Ai në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një foto ku shihet me ambasadoren e Kosovës, Ines Demirin.

    “Me Ines Demirin.
    Urime Kosovë & Izrael!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!