Rreth dy milionë australianë kanë nisur ditën e tyre të parë të izolimit të ashpër, pas zbulimit të një rasti me COVID-19 në Perth, kryeqytetin e Australisë Perëndimore.
Autoritetet kanë marrë vendim për izolim pesëditor, pasi një rojë e sigurimit në një hotel, që ka dërguar njerëzit në karantinë kur janë kthyer nga vendet jashtë shtetit, ka rënë në kontakt me virusin.
Qeveria ka thënë se 66 persona besohet se kanë qenë në kontakt të ngushtë me rojën dhe asnjëri prej tyre atyre që janë testuar nuk janë infektuar.
“Në total 13 kontakte të ngushta tani kanë rezultuar negative dhe 11 prej tyre janë dërguar në karantinë në hotele si masë tjetër e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri i shtetit të Australisë Perëndimore, Mark McGowan.
Sipas tij, testet e pjesës tjetër të kontakteve do të kompletohen të hënën.
Australia ka arritur të ndalë hovin e pandemisë – duke e kufizuar atë në 29,000 raste dhe 909 vdekje – përmes masave të ashpra sikurse ato të Perth, dhe me kontrolle të shtuara kufitare.
Fushata e vaksinimit pritet të nisë këtë muaj, e cila sipas kryeministrit australian, Scott Morrison, do të kushtojë të paktën 6.3 miliardë dollarë australianë./ REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.