Opinionisti dhe gazetari i njohur, Mero Baze, ka komentuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Përmes një postimi në Twitter, ai thotë se po të bëhej sot ndonjë sondazh se sa i janë gëzuar zyrtarizimit të njohjes reciproke Kosovë-Izrael, 90% të qytetarëve do të përgjigjeshin me “po”.
Ndërsa, siç tha ai, në 10 përqindëshin që do të përgjigjeshin me mohim, sipas Bazes hyjnë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
“Nëse sot bën sondazh në Kosovë sa i janë gëzuar marrëdhënieve me Izraelin, të del me siguri të plotë 90 për qind “po”, e 10 për qind “jo”. Tek kjo 10 për qind ne krye eshte Albini, Vjosa ai, qe do zhduk Izrealin etj. Ky sondazh tregon kush do Kosovën jo kush do pushtetin”, ka shkruar Baze.
Nëse sot bën sondazh në Kosovë sa i janë gëzuar marrëdhënieve me Izraelin, të del me siguri të plotë 90 për qind "po", e 10 për qind "jo". Tek kjo 10 për qind ne krye eshte Albini, Vjosa ai, qe do zhduk Izrealin etj.
Ky sondazh tregon kush do Kosovën jo kush do pushtetin. pic.twitter.com/Gxv3p1T76t— Mero Baze (@merobaze) February 1, 2021