×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e mirëpret zyrtarizmin e njohjes diplomatike nga Izraeli

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 19:35

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit.


    Kurti ka përshëndetur lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve, shkruan Reporteri.net.

    “E mirëpresim lajmin e mirë të zyrtarizimit të lidhjeve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor”, ka deklaruar kreu i VV-së.

    Kosova dhe Izraeli sot kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre, duke e zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku morën pjesë dy ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

    Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

    Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!