×
  • Lajme
  • Lajme

    IPKO lë pa internet dhe televizion një pjesë të Prishtinës

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 21:02

    Kompania e Telekomunikimit IPKO, ka lënë pa shërbimin e internetit dhe të televizionit digjital konsumatorët e saj në kryeqytet.


    Përkatësisht pa shërbimin e internetit dhe televizionit digjital që nga pasditja kanë mbetur një pjesë e Dragodanit, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se shërbimet e IPKO-s, në muajt e fundit, disa herë kanë dalë jashtë funksionit, duke i lënë qytetarët pa internet, televizor digjital dhe në disa raste edhe pa rrjet në telefona mobil.

    Përkundër defekteve të shpeshta në shërbimet e tyre, kompania Ipko, asnjëherë nuk i ka kompensuar klientët e saj për orët e gjata pa shërbime të tyre, përkundër se qytetarët paguajnë mjaftë shtrenjtë, krahasuar me standardin e Kosovës, për shërbimet e kësaj kompanie në pronësi të Telekomit slloven. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!