Arijanet Murić është huazuar nga Manchester City në Willem II për pjesën e mbetur të sezonit.
Numri 1 i Kosovës, Aro Muric është huazuar të skuadra holandeze e Erdivisie Willem II.
Gardiani i Kosovës, më vetëm 22 vjet u largua nga aventura katër mujore në Spanjë me skuadrën e kategorisë së dytë Girona për t’ju bashkuar skuadrës tre kolore të Holandës.
Ai do të jetë me këtë skuadër që nga dita e mërkurë.
Murić (1.98m) u rrit në Zvicër, më parë ka luajtur për ekipet e të rinjve të YF Juventus, Zurich dhe Grasshoppers kurse më 2015 ai u transferua në Angli te Manchester City. Ai nuk ka arritur që të jetë portieri i dytë të ekipi i Pep Guardiolës, pavarësisht se trajneri spanjoll e kishte kthyer nga huazimi më 2018 nga NAC Breda Muricin, pasi i ishte lënduar portieri i dytë.
Në sezonet e tjera, Muric ishte huazuar nga “Citizens” në Nottingham Forest dhe Girona. Këtë sezon ai nuk arriti që t’ia zë vendin portierit të parë Juan Carlos në Girona derisa është huazuar në WIllem II ku do ta zëvendësojë Robbin Ruiter që nuk mund të luajë për shkak të lëndimit.
2/4 • ??????#DeadlineDay
— Willem II (@WillemII) February 1, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.