×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Meritan Shabani kalon në kampionatin holandez

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 22:32

    Meritan Shabani është larguar nga Wolverhampton Wanderers.


    Mesfushori nga Kosova nuk kishte hapësira të shumta te Wolves dhe klubi anglez e ka huazuar atë në Eredivisie.

    Është skuadra VVV-Venlo që ka fituar garën për huazimin e kosovarit.

    Shabani do të qëndrojë për gjashtë muaj te VVV-Venlo ku do të ketë hapësira më të mëdha për të luajtur.

    21-vjeçari është zyrtarizuar nga klubi holandez, ku janë shprehur shumë të lumtur që kanë një talent të madh në radhët e veta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!