Ish-sekretari organizativ i Lëvizës Vetëvendosje, tash deputet i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës. Arrestimi i tij u bë për shkak të dyshimeve për veprime të dhunshme që Molliqaj kishte kryer gjatë një proteste në Prishtinë, në tetor të 2015, në të cilën kërkohej lirimi i Albin Kurtit.
Për arrestimin e Molliqajt ka njoftuar PSD-ja. Ata tregojnë se deputeti i kësaj paritë u kap nga policia për shkak se ka marrë pjesë në protestën për lirimin e Albin Kurit. Përplasja e këtij të fundit me Molliqajn, jo shumë kohë pas kësaj proteste, kishte quar në ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo përplasje e ashpër, pasoi me krijimin e klanit të Molliqajt, të cilët para një viti aderuan në PSD-në e Kaqusha Jasharit, duke e ringjallë këtë subjekt socialdemokrat, me tash kryetar Shpend Ahmetin, shkruan Reporteri.net.
“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Sipas, PSD-së që kërkojnë lirimin e Molliqajt, Policia e Kosovës ka arrestuar atë sot në orët e hershme të mëngjesit në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje në gjykatë.
Në protestën për të cilën është arrestuar Molliqaj, në tetor të vitit 2015, pas arrestimit të Albin Kurtit, një grup mbështetësish të tij, përfshirë edhe Dardan Molliqajn kishin mësyrë stacionin e Policisë në qendër të Prishtinës, duke e gjuajtur me gurë dhe duke thyer xhamat dhe dëmtuar muret e këtij objekti. Protestuesit kishin përdorur edhe koktej molotovi në drejtim të pjesëtareve të policisë.
Trazirat në kryeqytet, që kishin zgjatur rreth 4 orë, ishin bërë edhe lajm në në mediat ndërkombëtare, shkruan Reporteri.net. Fokus kësaj ngjarje i kishte dhënë edhe BBC.
Albin Kurti, më 12 tetor 2015 ishte arrestuar në Prishtinë, pas disa kohe qëndrimi në arrati, pasi kishte hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit. /Reporteri.net/.