×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku Sallabanda: Kemi të sëmurë që edhe pas 6 muajsh shfaqin simptoma nga Covid

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 8:11

    Nga Spanja mjeku Kita Sallabanda tha se janë të paktën tre tipologji problemesh afatgjata që shfaqin pacientët pasi janë prekur nga Covid 19.


    Ai u shpreh gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se ai ka trajtuar të sëmurë të cilët edhe pas 6 muajsh vazhdojnë të shfaqin këto simptoma.

    “Janë problemet respiratore, neurologjike dhe neuropsikike, të humbjes së memories. Në fazën e parë e parë janë problemet e trombozës, por në fazën e mëtejshme janë këto të treja. Kam të sëmurë që kanë 6 muaj me këto simptoma. Janë sëmurur që në maj dhe vazhdojnë me këto simptoma”, u shpreh Sallabanda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!