Një 55-vjeçar ka rënë në ujërat e lumit të Bistricës pasditen e djeshme, teksa ka qenë duke ikur në shtëpi. Burime nga policia raportojnë se rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.
55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar i cili ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.
Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit. Po punohet për gjetjen e tij.
Burimet raportojnë se 55 –vjeçari ka tentuar që të kalojë lumin në këmbë, me qëllim që të dalë në anën tjetër, por nuk ka mundur.
Dyshohet se mund ta ketë marrë rrjedhja e ujit dhe trupi i tij mund të ketë përfunduar në det, i cili është 1 km larg nga vendi i ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.