×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrokulliset vetura në Vushtrri, lëndohen dy persona

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 9:47

    Qarkullimi në komunikacion është vështirësuar këtë mëngjes për shkak të reshjeve të shiut.


    Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjes në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

    Në video shihet se si një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, duke u rrokullisur.

    Në vend të ngjarjes kanë dal edhe njësitet policore.

    Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

    “Dy persona janë lënduar si pasojë e rrokullisjes së një veture”, ka thënë ai.

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!