Sot janë bërë 31 vite nga nisma e aksionit të madh për pajtimin e gjaqeve në Lumbardh të Deçanit.
Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë konsiderohet si një prej periudhave më të bardha të historisë shqiptare.
Lidhur me këtë ka shkruara aktivisti i hershëm i çështjes kombëtare, nga aksioni për pajtimin e gjaqeve e deri në Luftën Çlirimtare, Myrteza Lekaj.
31 vite pas, Lekaj ka shkruar se Lëvizja për pajtimin e gjaqeve ishte lëvizja më e madhe shqiptare e cila pos që pajtoi gjaqet e ngatërresat, e përgatiti popullin për rrugën e lirisë ku lufta e drejtë dhe pastër e UÇK-se e bëri realitet Kosovën e lirë dhe te pavarur.
Postimi i plotë:
Sot me 2 shkurt u mbushën 31 vite nga fillimi i aksionit për pajtimin e gjaqeve në Lumbardh. Ishte një situat e vështirë nëpër të cilen po kalonte populli Shqipëtar në Kosovë dhe trojët tjera në Maqedoni, Mal të zi dhe Kosovën Lindore si pasoj e dhunës dhe represionit serbosllav ndaj Shqipëtarëve.
Andaj rinija si pjesa më vitale e kombit tonë duke parë se po rrezikohej populli Shqipëtarë vendosi qe ti pajtoij hasmerit nderë Shqipëtarë ku me 2 shkurt të motit të madh 1990 rinija e Lumbardhit e përkrahur nga të gjitha shtresat popullore si nga te burgosurit politik, nga intelektual dhe prijs fetar e nga i madhi Anton Çetta, filloi këtë lëvizje patriotike për të mos u ndalur në të gjitha trojët Shqipëtare kudo që folej shqip dhe i pajtoj hasmerit nder Shqipëtare. Lëvizja për pajtimin e gjaqëve ishte levizja më e madhe Shqipëtare e cila pos që pajtoij gjaqet e ngatërresat, e përgaditi popullin për rrugen e lirisë ku lufta e drejtë dhe paster e UÇK-se e bëri realitet Kosoven e lirë dhe te pavarur.
Në këte ditë historike ju bëje thirrje te gjithë Shqipëtarëve në përgjithesi e liderve politik ne veçanti që të jemi unik dhe te bashkuar në çdo aspekt për te mirën e kombit tonë.
Sot me nder dhe krenari kujtojm këtë përvjetor, nderime të gjithë atyre që falën gjaqe dhe atyre që kontribuan per këtë qështje madhore!