Kryeqyteti kroat, Zagrebi, është përballuar me disa orë tmerri, shkaktuar nga erërat e fuqishme.
Erërat kanë shkaktuar dëme të mëdha në objekte dhe drunj, e gjithashtu janë lënduar edhe njerëz.
Njësiteve të zjarrfikësve u është dashur të intervenojnë në rreth 80 raste gjatë ditës së djeshme duke filluar nga ora 15:40 e deri në mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat kroate.
Zjarrfikësit gjatë tërë kohës patën punë me largimin nga rrugët të drunjve dhe reklamave të bizneseve të cilat era i kishte shkulur nga vendet e tyre, përcjell reporteri.net.
Si pasojë, kaos është shkaktuar edhe në transportin urban, ku shumë tramvaje dhe autobusë nuk kanë arritur të veprojnë në linjat e tyre.
Autoritetet kanë njoftuar qytetarët që të shmangin zonat afër drunjve dhe objekteve që mund të shkulen lehtë nga erërat, pasi ato do të vazhdojnë të jenë prezentë edhe për një kohë. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.