×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka starton në ndeshjen e 200 për Arsenalin

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 18:48

    Arsenali luan sonte si mysafir i Wolverhamptonit derisa Granit Xhaka shënon një paraqitje jubilare. Xhaka do të luan ndeshjen e tij të 200-të në fanellën e topxhinjëve.


    Granit Xhaka do të nis sonte ndeshjen e 200 në fanellën e Arsenalit. Këtë të marte, skuadra londineze do të luajë ndeshjen e radhës në Premier Ligë, kundër skuadrës së papërshtatshme, Wolverhampton.

    Kosovari është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Artetas. Xhaka është shndërruar në motorin e mesfushës së Arsenalit që prej vitit 2016 kur u transferua të skuadra londineze.

    Bashkë me Granitin sonte në mesfushë do të jetë ganezi Thomas Partey.

    “Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që do të bëjë 200 paraqitje për skuadrën. Kjo gjë më bën shumë krenar”.

    Për Arsenalin do të startojnë në sulm Pepe, Saka, Lacazette dhe i riu Smith-Rowe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!