Mediumi izraelit ‘The Times of Israel’ ka shkruar një artikull ku i referohet deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, i cili tha se qeveria e shtetit të tij nuk është e lumtur me njohjen diplomatike të Izraelit ndaj Kosovës.
Mediumi e përshkruan si “një fitore të madhe të Kosovës, pas përpjekjeve të Prishtinës për të fituar njohje të plotë globale të pavarësisë që e deklaroi më 2008 pas një lufte me Serbinë në vitet e 90’a”, transmeton Gazeta Express.
Sipas The Times of Israel, që nga vendosja e marrëdhënieve nga 1991-a, vendet kanë mbajtur marrëdhënie të mira me investimet në rritje të Izraelit në shtetin e Ballkanit.
Në një ceremoni të mbajtur në Zoom në Jeruzalem dhe Prishtinë, Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi dhe homologia e saj nga Republika e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, të hënën nënshkruan një deklaratë të përbashkët për zyrtarizimin e lidhjeve diplomatike.
Ministrat e jashtëm nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi – njëra për të vendosur marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe tjetra që kishin të bënin me aktivitetet e agjencisë ndërkombëtare të zhvillimit të Izraelit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.