Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i ndihmojnë Kosovës se si të gjendet pas reagimeve që kanë ardhur pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.
Hoti thotë se SHBA-të po e ndihmojnë Kosovën për menaxhimin e situatës.
“Ata që na kanë sjell njohjen nga Izraeli, pra SHBA, po na ndihmojmë të menaxhojmë më këtë situatë. Po mundohemi të tregohemi të kujdesshëm me shtetet tjera që janë të ndjeshme. Ka pasë disa reagime, prej Zëdhënësit të BE-së dhe nga Liga Arabe”, tha Hoti në Rubikon.
“Kemi nevojë për njohje nga katër anët e botës. Politika jona e jashtme është në linjë me atë të SHBA-së dhe BE-së”, shtoi ai.
Dje Kosova ka zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Ndërsa Bashkimi Evropian sot ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.