×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari “çmend” ish-të dashurën italiane, telefonata dhe përndjekje për të mos lëshuar shtëpinë

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 17:15

    Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi përndiqte ish-të dashurën e tij italiane.


    Ajo 44-vjeçe, e divorcuar dhe me fëmijë, ishte ndarë prej kohësh me shqiptarin por ky i fundit nuk hiqte dorë duke e telefonuar vazhdimisht, orar dhe pa orar, ditën dhe natën, madje edhe duke e ndjekur rrugës për në shtëpi

    Kjo jo për faktin se ai digjej nga dashuria apo pasioni për italianen, as për xhelozi.

    Shqetësimi i vetëm i tij ishte të jetonte në shtëpinë e gruas pasi nuk kishte ku të fuste kokën.

    44-vjeçarja jetonte në Castelfranco Emila.

    Por mëngjesin e të martës, 2 shkurt, shqiptari duket se kaloi çdo limit.

    Hapi me një kaçavidë një nga dritaret e shtëpisë dhe hyri vjedhurazi në banesë.

    Gruaja, e frikësuar nga ndërhyrja e papritur, thirri karabinierët të cilët mbërritën menjëherë dhe e arrestuan të riun shqiptar.

    Tashmë përveçse hyrjes me forcë në banesë ai do të përballet edhe me akuzën e përndjekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!